Shkodër, kremtohet 100-vjetori
i revistës “Hylli i Dritës”

2 Dhjetor 2013, 19:13| Përditesimi:

  • Share
SHKODER- Është kremtuar në Shkodër 100-vjetori i themelimit të revistës “Hylli i Dritës”, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ministrja shprehu vlerësimet për këtë revistë, duke e cilësuar zërin e intelektualëve të asaj kohe, për demokraci dhe kulturë perëndimore.

Ministrja Kumbaro vlerëson revistën si zëri i intelektualëve të krishterë, si edhe përfaqësimi i një grupimi shumë cilësor albanologësh, gjuhëtarësh, letrarësh, folkloristësh të mëdhenj, që ndikuan si pak kush në kulturën kombëtare ne keto 100 vite.

Revista “Hylli i Dritës” lindi bashkë me shtetin shqiptar në vitin 1913 dhe u bë shprehësja kryesore e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, shtetformim, liri, demokraci e kulturë perëndimore.

Kjo revistë është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin dhe veprën e françeskanëve shqiptarë e kryesisht të At Gjergj Fishtës, i cili që në editorialin e parë dëshmoi që busulla do të shënonte vetëm një drejtim, Europën.
 
Në vitin 1944, “Hylli” i Fishtës ndaloi së botuari, por pas viteve ’90 dhe ende sot me një formë të re, “Hylli i Dritës” i është rikthyer traditës.

Redaksia Online
(g.m/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?