Shkodër, çelet festa e
Zojës, pajtores së qytetit

22 Tetor 2012, 17:00| Përditesimi:

  • Share
SHKODER - Kisha katolike në Shkodër ka çelur zyrtarisht festimet e festës së Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Nga katedralja e Shën Shtjefnit në procesion me figurën e Zojës, besimtarë të shumtë kanë përshkuar rrugët kryesore të qytetit, afër kishave për tu rikthyer sërish në vendin e nisjes.

Lutje dhe këngë ka qenë kryefjala e kësaj ecjeje përshpirtërore në të cilën besimtarë, meshtarë dhe rregulltarë i kanë drejtuar Zojës së Shkodrës. Ka qenë famulltari i Shkodrës dom Gjovalin Sukaj i cili ka evidentuar rëndësinë e kësaj feste për qytetin e Shkodrës.

Çdo vit në qytetin e Shkodrës kisha katolike organizon festime kushtuar Zojës së Shkodrës ku përfshihet i gjithë komuniteti. Historia e Zojës së Shkodrës për shkodranët është e hershme dhe nis që me 25 prill 1467 kur ikona e Shën Mërisë me Jezusin Fëmijë braktisi kishën rrëzë kalasë Rozafa që i kushtohet Zojës dhe u drejtua në Gjenacan të Italisë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës "Pajtore të Shqipërisë".

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?