Shkjau: 3840 minatorë përfitojnë 
pension 55 vjeç, sigurime për 30 vite

22 Tetor 2014, 16:36| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Projektligji i ri “ Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera” parashikon që mosha e daljes në pension të ulet në 55 vjeç. 

Deputetja Esmeralda Shkjau deklaroi në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese se periudha e sigurimit për minatorët parashikohet të jetë 30 vjet, nga të cilat 12.6 muaj duhet të jenë në minierë nëntokë.

“Totali i pefituesve është 3840 pensionist. Kjo kategoi nuk duhet të jenë ekonomikisht aktive, as e vetëpunësuar, perveçse punësim në bujqësi.

Këto persona perfitojnë kompensimin e të ardhurave minimale dhe kompensimin në rastin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike”, tha Shkjau.

Drejtori i Inspektimit të Marrëdhënieve të Punës, Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Astrit Kuka deklaroi se miratimi i këtij projektligji është shumë i nevojshëm.

Projektiligji parashikohet që të ketë një efekt shtesë në buxhetin e qeverisë rreth 310 milionë lekë në vit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?