Monika Kryemadhi

'Shkërmoqet' LSI, s’kanë të ndalur rrjedhjet! Në Kombinat 120 anëtarë kalojnë tek PS: S’durohet sjellja e Kryemadhit

9 Shkurt 2021, 12:31| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 12:40

  • Share

Lajmet për largimet e anëtarëve nga radhët e LSI-së duket se vijojnë edhe nga Kombinati. Vetëm ditët e fundit, mësohet se 7 degë dhe 120 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kombinat e kanë braktisur partinë e Kryemadhit dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Vetë anëtarët e LSI-së së Kombinatit, të cilët tashmë i janë bashkuar PS-së, e cilësojnë atë si një parti klienteliste, e cila nuk i ka dhënë asnjë dobi vendit.

Deri më tani LSI-së i janë larguar edhe figura shumë të njohura, si ish-ministri Nasip Naço, Gledion Rehovica nga qarku i Beratit, Ish-drejtori i portit të Durrësit, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS.

Të larguarit i kanë cilësuar largimet e tyre si të imponuar nga sjella politike e LSI dhe përfundimi i eksperimenteve politike të kësaj partie./ Gazeta "Tema"

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biku: 10/02/2021 16:02

    Ci do ps keto jashtqitjet e lsi?Apo mbaroj mjalti te lsi dhe ajde te fusim nje gisht te mjalti ps.Kta oportunistq ishin e do jen. O Edi le nam me kta kokpalaret

    Përgjigju
  • vera: 09/02/2021 19:59

    LSI,,,LLUM I QELBUR DHE KALUAR LLUMIT.....///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?