Shkëputja e ballkonit të katit të pestë në një pallat në Mamurras, banorët: Kujtuam se ishte tërmet! Nuk është vënë dorë prej dekadash

14 Shtator 2022, 11:12| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 11:41

  • Share

Shkëputja e ballkonit të katit të pestë të një pallati një ditë më parë në Mamurras, ka krijuar frikë të banorët. Në intervistat për Report Tv ata thonë se zhurma ishte shumë e fortë dhe në momentet e para menduan për ndonjë termet.

“Unë s’kam fjetur gjithë natën! Si nuk u tremba! Por të paktën nuk u dëmtuan fëmijët, nuk u dëmtua askush! Ballkoni nuk kishte hekura fare të futura në mur. A erdhën ata për të rregulluar ballkonet. Ai çoi për këtë punë Edi Rama! Ai u shemb para se të iknin ata. Frikë kemi shumë. Ku janë inxhinierët? Le që s’ka më as inxhinierë. Këtu kanë mbetur vetëm 70-vjeçarë si mua”, thotë një banore.

“Ne kujtuam se ishte tërmet. Ai i Zoti nuk jeton aty prej vitesh. Unë s’kam frikë se jam kat të parë dhe ballkon nuk ka. Ne jemi prej 40 vitesh këtu”, shprehet një tjetër.

“Është pallat i para viteve 90 dhe më pas nuk ka vënë dorë askush. Me këto fasadat e Edi Ramës ndodhin këto. Problemet kanë dalë këto vite që janë bërë fasadat”, vijon një tjetër banor i Mamurrasit.

Pallati në fjalë është ndërtuar në vitin 1970 dhe kishte pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti i vitit 2019.  Nga akti i ekspertimit shkalla e dëmtimit u vlerësua ds3, ndërsa rikonstruksioni i objektit kishte përfunduar 1 muaj më parë. Priten ekspertët të vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. Shkak i rënies së ballkonit është amortizimi i godinës.

Pallati ku ndodhi ngjarja është ndërtuar në vitin 1975, ndërsa na apartamentin ku u shkeput ballkoni nuk banonin njerëz. Burime nga Bashkia Kurbin bëjnë me dije se objekti ne fjale nuk kishte pësuar dëmtime nga tërmeti dhe si i tillë, ndërhyrja ka konsistuar vetëm në savatimin dhe lyerjen e fasadës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?