Foto ilustruese

Bota

Shkëputet teleferiku dhe përplaset në tokë, humb jetën 1 person në Çeki

31 Tetor 2021, 17:29| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 18:02

  • Share

ÇEKI- Një person ka humbur jetën, pasi një teleferik në lëvizje u shkëput dhe u përplas në tokë në Çeki.

Policia dhe punonjësit e shërbimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pasi një nga dy kabinat e teleferikut u përplas përtokë pasditen e së dielës pranë qytetit të Liberec.

Martin Puta, kreu i qeverisë rajonale, tha se vetëm një person humbi jetën fatalisht gjatë një aksidenti.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat lokale, 15 persona të cilët po bënin xhiro në kabinë e teleferikut pas kësaj nuk u dëmtuan.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet që sollën këtë tragjedi në të cilën ka humbur jetën një person.

Kjo ishte përplasja e parë me teleferik pas shumë vitesh, pasi e fundit është regjistruar në vitin 1933.

Përplasja ndodhi vetëm një ditë përpara se teleferiku të planifikohej t'i nënshtrohej një mirëmbajtjeje të planifikuar dy-javore.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?