Shkëputet ballkoni i katit të pestë në një pallat në Mamurras! Banorët e shokuar! Nuk ka të lënduar

13 Shtator 2022, 19:54| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 20:58

  • Share

Është shkëputur ballkoni i katit të pestë në një pallat në qytetin e Mamurrasit, duke rënë në një kat më poshtë.

Banorët e këtij pallati, të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku që kanosej nga rëna e dy ballkoneve, ndërsa policia menjëherë ka vendosur  perimetrin e sigurisë.

Priten ekspertet të vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. Shkak i rënies së ballkonit është amortizimi i godinës. Pallati në fjalë ishte rikonstruktuar 1 muaj më parë, në kuadër të programit te rindërtimit nga tërmeti. Mësohet se ky pallat ka qenë i i shpallur i pabanueshëm në fillim, pastaj u vendos nga ana e autoriteteve që të rikonstruktohet ,ku më pas është kryer dhe ndërhyrja. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?