Shkëndija elektrike i vendos zjarrin magazinës në Fushë Krujë, shpëtohet shtëpia

27 Gusht 2020, 10:43| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 10:51

  • Share

Një magazinë ushqimore është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Derven të Fushë Krujës.

Magazina ushqimore ngjitur me dyqanin është konstatuar nga pronari A.Gjini i cili ka njoftuar menjëherë zjarrfikëset.

Në vend ka shkuar menjëherë zjarrfikësja e Niklës dhe falë ndërhyrjes së të cilës u evitua djegia e dyqanit dhe e banesës që ndodhet farë pranë magazinës.

Për shuarjen e zjarrit janë dashur afro 3 orë. Dëmi i shkaktuar nga zjarri shkon në disa milionë lekë dhe shkak i tij dyshohet një shkëndijë elektrike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?