Foto ilustruese

Shkencëtari iranian vritet në afërsi të Teheranit

27 Nëntor 2020, 16:38| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 07:51

  • Share

Shkencëtari më i lartë bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë Teheranit, konfirmoi ministria e mbrojtjes së vendit. Fakhrizadeh vdiq në spital pasi u sulmua në qarkun Damavand. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se sulmuesit synuan të sulmojnë fillimisht makinën e tij me bombë para se të qëllonin në të.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës e konsideronin atë si organizatorin e programit sekret të Iranit për armët bërthamore dhe përshkruhej si  "babai i bombës iraniane".

Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent jetësor si për prodhimin civil të energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.

Midis 2010 dhe 2012, katër shkencëtarë bërthamorë iranianë u vranë dhe Irani ka akuzuar Izraelin si shkaktar të vrasjeve.

Emri i Fakhrizadeh u përmend në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në maj 2018.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mossad: 27/11/2020 16:45

    Te fala nga Daj Sami!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?