Akullnajat në Himalaje

Shkencëtarët japin alarmin: Akullnajat në Himalaja po shkrihen me ritme të frikshme, rrezikohen nga përmbytjet gati 2 miliardë njerëz

20 Qershor 2023, 10:54| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 11:10

  • Share

Akullnajat në Hindu Kush të Himalajeve të Azisë mund të humbasin 75% të akullit deri në fund të shekullit, duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme dhe mungesë uji për gati 2 miliardë njerëz që jetojnë në rrjedhën e poshtme të lumenjve që burojnë nga Himalajet.

Raporti nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor (ICIMOD) me bazë në Katmandu paralajmëroi se përmbytjet dhe ortekët do të rriten më shumë në vitet e ardhshme nëse gazrat serrë nuk reduktohen ndjeshëm.

Raporti bëri me dije se disponueshmëria e ujit të freskët do të ndikoj gjithashtu për 240 milionë njerëz që jetojnë në rajonin e Himalajeve, si dhe 1.65 miliardë të tjerë që jetojnë në rrjedhën e poshtme të 12 lumenjve që burojnë nga malet.

Mirëpo njerëzit që jetojnë në këto male, të cilët nuk kanë kontribuar pothuajse asgjë në ngrohjen globale, janë në rrezik të lartë për shkak të ndryshimeve klimatike. Hulumtimet e fundit zbuluan se akullnajat e malit Everest, për shembull, kanë humbur 2000 vjet akull vetëm në 30 vitet e fundit.

Raporti zbuloi se akullnajat e Himalajeve u zhdukën 65% më shpejt që nga viti 2010 sesa në dekadën e mëparshme dhe ku ndryshimet në akullnajat, borën dhe ngricat e përhershme të rajonit të nxitura nga ngrohja globale ishin të pakthyeshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?