Nënshkrimi i marrëveshjes

Shkëmbimi elektronik i të dhënave për transportin detar, Shqipëri-Itali-Mali i Zi memorandum mirëkuptimi, së shpejti pjesë e nismave të CEFTA ‘Korsitë blu’ dhe ‘Korsitë e gjelbra’

9 Shtator 2022, 15:31| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 19:08

  • Share

ROMË- Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë, Gent Gazheli, Drejtor i Administratës së të Ardhurave dhe Doganave të Malit të Zi dhe z. Marcello Minenna, Drejtor i Agjencisë së Doganave, Akcizave dhe Monopoleve të Italisë kanë nënshkruar sot Memorandume Mirëkuptimi për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet këtyre institucioneve në Romë.

Ky takim u shfrytëzua për të diskutuar mbi zhvillimin e ardhshëm të nismës Korsitë Blu (Blue Lanes) dhe marrëdhëniet tregtare në zonën e Detit Adriatik.

Nisma Korsitë Blu (Blue Lanes) do të përmirësojë trafikun detar midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, falë sistemit SEED+, Sistemi për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave, i cili është funksional në CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore)

Ky është një moment historik i rëndësishëm për palët e CEFTA-s duke qenë se ky bashkëpunim do t'i shërbejë jo vetëm Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe Palëve të tjera të CEFTA-s që do të përdorin portet në Shqipëri dhe Mal të Zi për tregti. Krijimi i infrastrukturës së TI-së është në vazhdim dhe pritet që sistemi të funksionojë në vjeshtën e vitit 2022. Ky bashkëpunim hap mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të nismave të Korsive të Gjelbërta dhe Blu drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Të dhënat do të shkëmbehen elektronikisht përmes platformës SEED, financuar nga BE. Sistemi SEED për shkëmbimin elektronik të të dhënave ka një rol vendimtar në zbatimin e Korsive të Gjelbërta CEFTA-TCT në CEFTA, por edhe ndërmjet CEFTA-s dhe Greqisë, që ka funksionuar që nga korriku i këtij viti.

SEED është implementuar që nga viti 2010, më vonë është përmirësuar në SEED+ dhe ka përmirësuar menaxhimin e pikave të kalimit në Ballkanin Perëndimor, ka përmirësuar efikasitetin dhe komunikimet ndërkufitare si dhe procedurat e thjeshtuara dhe të modernizuara.

 “Sistemi SEED është thelbi i iniciativave të Gjelbërta/Blu, duke ofruar infrastrukturën e sigurt të TI-së për përshpejtimin e procedurave doganore, formaliteteve dhe kontrolleve doganore,  jo vetëm ndërmjet Palëve të CEFTA-s, por edhe me BE-në. Duke qenë shumë fleksibël dhe i adaptueshëm, sistemi SEED po i afron administratat dhe bizneset tona më pranë BE-së dhe tregut të saj të përbashkët - deklaroi z. Emir Djikic, drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s.

Memorandumet e nënshkruara midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë mbajnë në konsideratë plotësisht rëndësinë e detyrimeve doganore dhe taksave të tjera të aplikueshme gjatë tregtisë së mallrave, njeh nevojën për bashkëpunim ndërkufitar dhe merr parasysh objektivat e Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut.

Krijimi i Korsive të Gjelbërta CEFTA-TCT brenda Ballkanit Perëndimor gjatë COVID-19 rezultoi të ishte një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal.

Foto nga nenshkrimi i marreveshjes

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?