Foto ilustruese

Shkëmbim zjarri në një kazermë ushtarake në Austri, ndërron jetë ushtari, plagoset oficeri i lartë

6 Janar 2023, 10:14| Përditesimi: 6 Janar 2023, 10:17

  • Share

Një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos pas një shkëmbimi zjarri në një kazermë në aeroportin në qytetin austriak të Wiener Neustadt të premten, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

“Në kazermat e aeroportit në Wr. Neustadt, ushtari i gardës u vra dhe një ushtar tjetër u plagos në një shkëmbim zjarri pak para orës 07:00 të ditës së sotme”, shkroi në Twitter zëdhënësi i ministrisë, Michael Bauer.

Agjencia austriake e lajmeve APA raportoi se ushtari që kishte turnin e rojës kishte hapur zjarr gjatë një debati me kolegun e tij dhe se më pas u qëllua nga oficeri i lartë ushtarak.
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?