Përmet/ Shkëmbi ra mbi banesë dhe i zuri këmbët 25-vjeçarit, bashkia do i financojë riparimin

23 Janar, 10:30| Përditesimi: 23 Janar, 15:47

  • Share

Bashkia e Përmetit do të financojë rehabilitimin e banesës së Dhimitër Vangjelit ne fshatin Çarçovë, e cila një ditë më parë, 22 janar, u dëmtua për shkak të rënies nga lartësia e shkëmbit me peshë gati 10 ton. Gjendja e 25-vjeçarit Dhimitër Vangjeli është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Janinës. 

Sipas kryebashkiakes së Përmetit, Alma Hoxha nga Fondi i Emergjencave do të lëvrohet fondi për rikonstruksionin e banesës sapo të miratohet në mbledhjen e radhës se Këshillit Bashkiak.

Vlera e dëmit do të përcaktohet nga grupi i punës së atashuar nga Ministria e Mbrojtjes mbështetur dhe nga specialistët e Emergjencave Civile në Bashki.

Ndërsa për ndërhyrjen në mal për shembjen e kontrolluar të shkëmbit do të merren xhenieret e Batalionit nr.1 dhe 2 në jug.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?