'Shkëlzen Berisha më bëri presion të dërgoja municion në Gërdec pa vonesa', dëshmia e Luan Hoxhës te amerikanët

9 Prill, 11:21| Përditesimi: 9 Prill, 11:43

  • Share

 

Ekzistojnë të dokumentuara të paktën katër dëshmi, të cilat konfirmojnë se korrupsioni dhe krimi shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, u plagosën e 300 të tjerë, u shkatërruan qindra shtëpi dhe i 400 pronave, ishte një biznes i familjes së Sali Berisha, për të cilin kujdesej në prapaskenë i biri, Shkëlzen Berisha, duke vënë në rresht ministra dhe drejtorë të pushtetit të babait. 

Dëshmia e Luan Hoxhes

4 muaj pas Gërdecit, në 17 qershor 2009, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, i sapo shkarkuar, kërkon një takim me urgjencë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Johë Ëithers, për të rrëfyer të vërtetën e Gërdecit. Takimi dhe rrëfimit reflektohet në një kabllogram sekret që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, tre ditë më pas, në 20 qershor 2009. Në kabllogram shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Më pas Berisha e shpalli armik ambasadorin amerikan, madje përmes Ilir Metës, tentoi ta dëbonte nga Shqipëria, por kërkesa e Metës si ministër i Jashtëm u refuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Sipas kabllogramit “ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi. Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër. Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”. I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO”. 

Pas publikimit të kabllogramit, Luan Hoxha, në shtator të vitit 2011, konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin. Hoxha konfirmoi gjithçka, përveç pjesës së Shkëlzenit, çka krijon dyshime të forta se tërheqja e ish-kreut të ushtrisë ka ardhur nga presioni. Mohimi nga ana e Hoxhës u përdor më pas nga Berisha dhe Shkëlzeni. Edhe në mars të vitit 2019, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar se “Përveç meje, këtij pretendimi i ka dhënë vetë përgjigje, me deklaratë publike, për median, vetë z. Hoxha, ku thotë se gjatë takimit me Ëithers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës. Kësaj i ka dhënë përgjigje z. Hoxha”. Ndërkaq, në shkurt të vitit 2012, Luan Hoxha u larguar bashkë me familje në SHBA për të marrë azil, me sa duket nga frika për të mos e pësuar si Kosta Trebicka. 

 

Kabllogrami amerikan 


Lajmi kryesor:

Masakra e Gërdecit, GJKKO administron dëshminë që ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha dha në 2009, Mediu kundër


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?