‘Shkëlzen Berisha kërcënoi Luan Hoxhën’, Kara: Djali i ish-kryeministrit fshihej pas Gërdecit, takimi me Diverolin për çmimin e municioneve

24 Janar, 22:55| Përditesimi: 25 Janar, 17:30

  • Share

 

Efraim Diveroli një prej ortakëve që fitoi marrëveshjen 300 milionë dollarëshe nga Pentagoni për të siguruar municione nga Shqipëria, sipas juristit Romeo Kara ka treguar një takim pune për çmimin e fishekëve në 2007, ku i pranishëm ka qenë edhe Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Kara duke dhënë detaje që hedhin dritë mbi masakrën e Gërdecit, në emisionin "Repolitix" në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se Shkëlzen Berisha, ka kërcënuar edhe Luan Hoxhën, ish shefin e shtabit të përgjithshëm të asaj kohe që aktualisht ndodhet në Amerikë.

“Nuk kemi vetëm imagjinatë por kemi pra syve një fakt që u quajt Hiroshima shqiptare. Kush është përgjegjës? Në librat dhe programet televizive të huaja, të paktën në një vendim gjyqësor në Florida, përshkruhet kjo ngjarje dhe përmendet edhe pjesa e armatimit të predhave të rënda dhe ikja e shefit të shtabit. Kjo tregon se ushtria nuk ka qenë kaq dakord. Në qershor 2011, dy kabllograma të klasifikuara të ambasadorit flasin se shefi i shtabit të atëhershëm i ka shprehur se është kërcënuar nga Shkëlzen Berisha që të vazhdojë pa vonesë furnizimin me municionin e madh në Gërdec.

Më pas nga frika ka bërë një përgënjeshtrim. Edhe një punonjës që ka qenë i zonës. Një punëtor i dikurshëm në Gërdec është shprehur se ishte një fabrikë e stilit mafiozo shqiptar dhe që mbështetej nga Shkëlzen Berisha. Vihet re se në një takim të vitit 2007 Diveroli ka fluturuar në Shqipëri për t’u takuar me Mejkon… Në këtë takim pune ishte dhe një person tjetër që shoqëronte  Mihal Delijorgjin që rrinte i qetë. Kompania SHELL që nuk përmendet kurrë… Diveroli thotë se njeriu që ishte në këtë takim pune që qëndroi i pa prezantuar dhe i qetë ishte djali i kryeministrit shqiptar.”


Lajmi kryesor:

Si nisi Gërdeci që përfundoi në masakër, gazetari Dervishi zbardh skemën: Sa pak përfitoi shteti dhe sa mln dollarë kompania private nga shitja e fishekëve (Tabelat)


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?