Myrto Uzuni

Shkëlqimi i Myrto Uzunit, klubi tjetër i La Ligës pas sulmuesit shqiptar

26 Prill 2023, 16:46| Përditesimi: 26 Prill 2023, 16:47

  • Share

Myrto Uzuni ka shkëlqyer këtë sezon në La Liga 2 të Spanjës. Me 21 gola në 33 ndeshje, beratasi prin listën e golashënuesve duke udhëhequr Granadën drejt rikthimit në La Liga. Tanimë sulmuesi i Shqipërisë është në gjurmët e shumë klubeve, me Sevillan që është bashkuar në garë për të marrë shërbimet e Uzunit.

Sevilla shpreson me ngulm që te Granada të ngjitet sezonin e ri në La Liga, me klauzolën e Uzunit që është 12 milionë euro nëse ekipi luan në elitë. Në rast se Granada nuk ngjitet në La Liga, klauzola e Uzunit është 25 milionë euro, me Sevillan që kërkon të ulë sa më shumë çmimin e 27-vjeçarit.

Me kontratë deri në verën e 2026, Uzuni u bashkua me Granadan në janarin e 2022 nga Ferencvaros, me spanjollët që paguan katër milionë euro. Me 29 paraqitje te Kombëtarja, Uzuni ka shënuar pesë gola.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?