Myrto Uzuni

Shkëlqimi i munguar, në Spanjë tregojnë problemin e Myrto Uzunit

26 Dhjetor 2023, 14:00| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 14:01

  • Share

Myrto Uzuni nuk është më ai i sezonit të shkuar, kur me 23 gola në La Liga 2 ia doli të ngjiste Granadan në elitën e futbollit në Spanjë dhe të bëhej lojtari më i mirë i ligës. Duke lënë mënjanë nivelin e elitës së Spanjës, krahasuar me atë të ligës së dytë, ndërrimi i pozicionit ka bërë që beratasi të shënojë vetëm pesë gola këtë edicion.

Sipas "Ideal" në Spanjë, shqiptari e ka pasur të vështirë të përshtatej me skemën e trajnerit Aleksandër Medina. Tekniku uruguajan luan me dy anësor dhe një sulmues "pykë", duke zgjedhur Boye si referencë, me beratasin që e ka të vështirë të jetë anësor.

Sezonin e shkuar Uzuni ishte pas sulmuesit si "i dytë", duke përfituar nga teknika dhe shpejtësia e tij për të shënuar dhe nxjerrë shokët e ekipit te goli. 28-vjeçari ka kontratë me Granadan deri në verën e 2026 dhe nëse nuk ia del të shënojë në muajt e ardhshëm rrezikon mos marrë një ftesë nga Sylvinho, me Kombëtaren kuqezi që do jetë pjesë e grupit B në Euro 2024 në Gjermani.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?