Kulla Hupi ne Bulqize

Drejt Punës

Shkëlqimi i Kullave, perla unike të turizmit në Veriun e Shqipërisë, si kulla Hupi në Bulqizë

1 Qershor 2021, 20:25| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 20:30

  • Share

Shumë djem dhe vajza shqiptare kanë përveshur mëngët dhe janë të bindur që e vetmja rrugë drejt përmirësimit është puna dhe shkëlqimi i çdo pasurie që na kanë lënë me sakrifica të parët tanë. Kështu, Lulzim Hupi nga Bulqiza me një punë të jashtëzakonshme ka kthyer Kullën Hupi si në një destinacion shumë tërheqës për turizmin malor të zonës.

Gur më gur, çdo cep i kësaj ndërtese qindravjeçare, është kthyer sot në një vend që nuk mund të humbet për këdo dëshiron të njohë këtë zonë të pasur të Shqipërisë. Rruga e Arbërit do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme, edhe pse ende pa mbaruar, shqiptarët po zbulojnë dalë nga dalë se ç’bukuri të jashtëzakonshme të natyrës, por dhe të historisë ruhen në këtë anë të Shqipërisë, deri dje e paprekur dhe e paeksploruar as nga vetë shqiptarët.

Kulla, kjo ndërtesë e veçantë prej guri, është shndërruar në një shtëpi mikëpritëse, ku veç ushqimit tradicional, të zotët ofrojnë edhe eskursione në vende malore të një bukurie të rrallë. Nën shembullin e Kullës Hupi, apo kullave të Tropojës, Vermoshit etj, të tjera të ngjashme mund të “ngrenë kryet” e të shërbejnë si mikëpritëse të rralla edhe të turistëve të huaj. Shumë prej tyre kanë trokitur dhe kanë shijuar eksperiencën e veçantë të fjetjes në një kullë, por sa më shumë dyer të tilla të hapen, aq më shumë mundësi punësimi dhe përmirësimi për ekonominë e këtyre zonave të thella të Shqipërisë autentike.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?