Daniel Osvaldo

Shkëlqeu me Romën dhe Juven, Dani Osvaldo rrëfehet i përlotur: Jeta po më del jashtë kontrollit, në luftë me depresionin

15 Mars, 15:21| Përditesimi: 15 Mars, 15:27

  • Share

Para, famë, drogë dhe femra. Epo këto e kanë shkatërruar jetën e Daniel Osvaldos, ish-sulmuesit të Romës, Juves, Interit dhe Italisë. 38-vjeçari ka bërë një rrëfim të ndjerë në kanalet e komunikimit duke thënë se po lufton me depresionin dhe jeta i ka dalë nga kontrolli.

"Ndjej nevojën të them se prej kohësh luftoj kundër depresionit. E ndjej që jeta po më rrëshqet nga duart. Doja ta ndaja me ju që po kurohem tek një psikiatër. Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk ia dal të bëj asgjë që të jetë sadopak produktive. Ua them këtë pasi besoj se është mënyra më e mirë që të shërohem vërtet dhe të ndaj atë që po kaloj.

U largova nga njerëzit që më donin dhe që më duan ende shumë. Varësitë më kanë hequr dëshirën për të parë familjen apo të ndaj gjëra me fëmijët e mi. Isha një futbollist elitar, një person ndryshe dhe plot besim. Sot nuk e njoh veten, e kam të vështirë të dal nga kjo situatë”, deklaroi Osvaldo.

Osvaldo, me një të kaluar sentimentale të trazuar, në video u shfaq i mërzitur për fundin e lidhjes së tij të fundit, atë me prezantuesen televizive Daniela Ballester.

"Me vjen keq për Danielën dhe familjen e saj, i kam bërë të vuajnë me zgjedhjet e mia”, ka thënë Osvaldo.

Pas këtij postimi kanë qenë të shumta mesazhet e mbështetjes, mes të cilëve edhe trajneri i Romës, Daniele De Rosi, që ka thënë se e ka si një vëlla.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?