Shkeljet te rruga Tiranë-Elbasan
Apeli lë në burg Dashamir Xhikën

27 Shkurt 2018, 16:29| Përditesimi:

  • Share
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe Albens Aliten me Aksel Qurdukën, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Janë nëntë shkelje të cilat auditi i Ministrisë i ka gjetur, të cilat u raportuan një ditë më parë nga Report Tv. Dje ishte ministri Gjinkuri, kreu i institucionit që ka bërë kallëzim penal dha detaje nga auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 53 milionë dollarë. Deri tani në prokurori kanë dëshmuar ish-ministrat e Transportit nga LSI në mandatin e parë të qeverisë Rama, Haxhinasto dhe Dervishaj.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?