Kamala Harris

Shkelja e të drejtave të njeriut në Iran, SHBA: Do përpiqemi të heqim shtetin nga Komisioni i OKB-së për Statusin e Grave

2 Nëntor 2022, 20:25| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 20:54

  • Share

Kombet e Bashkuara do të përpiqet të heqë Iranin nga Komisioni 45 anëtarësh i OKB-së për Statusin e Grave (CSW) për shkak të mohimit të të drejtave të grave nga qeveria dhe shtypjes brutale të protestave, tha të mërkurën Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris,

Irani sapo ka filluar një mandat katërvjeçar në komision, i cili mblidhet çdo vit çdo mars dhe synon të promovojë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

"Shtetet e Bashkuara besojnë se asnjë komb që abuzon sistematikisht të drejtat e grave dhe vajzave nuk duhet të luajë një rol në ndonjë organ ndërkombëtar ose të Kombeve të Bashkuara të ngarkuar me mbrojtjen e të njëjtave të drejta," tha Harris në një deklaratë.

"Irani ka demonstruar përmes mohimit të të drejtave të grave dhe shtypjes brutale ndaj popullit të vet se nuk është i përshtatshëm për të shërbyer në këtë Komision," tha Harris.

Irani është përfshirë nga protestat që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë muajin e kaluar, e cila u rrah deri në vdekje.Trazirat janë kthyer në një revoltë popullore nga iranianët nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke paraqitur një nga sfidat më të guximshme për udhëheqjen e vendit që nga revolucioni i vitit 1979. Irani ka fajësuar armiqtë e tij të huaj dhe agjentët e tyre për trazirat./REUTERS

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?