'Shkelja e rregullave'/ Hiqen 44 patenta dhe pezullohen 23 të tjera, gjoba për 669 shoferë

26 Gusht 2020, 20:51| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 20:57

  • Share

Si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Ndërsa janë vendosur 9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,  297 për përdorim të celularit dhe 34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?