Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi

Shkeli orën policore, gjobitet ministri i drejtësisë në Kosovë

20 Dhjetor 2020, 07:54| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 07:56

  • Share

Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi ka marrë gjobë pasi nuk ka respektuar orën policore.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri me anë të një postimi në rrjete sociale i cili shkruan se do ta paguajë dënimin, ndonëse thekson se sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë.

Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi sipas tij dëshmon se në shtet askush nuk është mbi ligjin.

"Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin", shkruan ai.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Prishtinë nga ora 19:00 deri në ora 05:00, si pasojë e rritjes së rasteve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?