Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 2 mijë drejtues mjetesh në një javë

29 Gusht 2022, 11:18| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 13:29

  • Share

FIER- Përgjatë një jave në Fier janë gjobitur 2363 drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugore, ndërsa 4 persona janë arrestuar pasi kanë qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Konkretisht, 1005 drejtues mjetesh janë gjobitur pasi kanë qenë duke udhëtuar tej normave të shpejtësisë, 197 të tjerë për përdorim të celularit gjatë dhënies që makinës. Ndërkohë, 191 shoferë kanë marrë gjobë pasi nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, ndërsa 413 të tjerë për parakalime të gabuara.

Gjithashtu janë pezulluar 105 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 2 të tjera për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 46 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Janë vendosur 475 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?