Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, nën hetim 7 persona në Gjirokastër! Vendosen 860 gjoba

16 Gusht 2022, 12:17| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 12:20

  • Share

7 persona janë proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës për ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt’, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë vendosur 860 masa administrative, konkretisht: 482 masa për parakalime të gabuara; 67 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 229 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe 82 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?