Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, mbi 9 mijë gjoba për 6 ditë në Tiranë! 30 të arrestuar dhe të vënë në hetim

19 Dhjetor 2023, 11:55| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 11:56

  • Share

Në një javë policia ka gjobitur 9405 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjobat janë vendosur në harkun kohor 11 deri 17 dhjetor.

Ndërkohë, 30 persona janë arrestuar ose bënë në hetim.

Arrestime dhe Procedime Penale:

30 të arrestuar dhe vënë në hetim

15 persona arrestuar/proceduar për vepra penale në qarkullim rrugor.

9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

1 për drejtim mjeti pa leje.

3 proceduar në liri për drejtim pa leje.

1 për shkelje të rregullave të qarkullimit (aksident).

1 për shkatërrim pronës.

Total 9405 masa administrative, mesatarisht 1343 në ditë.

167 për xhama të zinj.

576 për shpejtësi mbi normat.

140 për parakalim të gabuar.

349 për përdorim celulari gjatë drejtimit.

312 për mosvendosje rrip sigurimi.

59 për mosvendosje kaskë.

243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

15 për mosrespektim të tabës “Stop”.

6818 për qëndrim të gabuar.

726 masa të tjera.

Pezullime dhe Bllokime:

44 masa administrative me pezullim leje drejtimi.

10 automjete të bllokuara:

3 me taega të huaja për verifikim.

5 për detyrime të palikuiduara.

2 për mungesë dokumentacioni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?