Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 181 shoferë të gjobitur në Durrës! 6 në pranga

29 Janar, 10:07| Përditesimi: 29 Janar, 10:09

  • Share

DURRËS- Përgjatë një jave Policia e Durrësit ka gjobitur 181 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë janë arrestuar 6 drejtues dhe janë vënë në hetim 4 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.  

Janë ndëshkuar me masa administrative, 61 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjeteve.   

Janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

Janë vendosur 6 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.  

Janë vendosur 69 masa administrative, për parakalime të gabuara.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?