Shkelën rregullat e qarkullimit, policia rrugore ‘ndëshkon’ 325 drejtues motorësh në Tiranë! U kërkohet jelek fosforeshent gjatë natës

15 Nëntor 2022, 09:09| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 09:21

  • Share

TIRANË- Duke marrë shkasë nga ankesat e qytetarëve të Tiranës, policia rrugore ka ndëshkuar 325 drejtues të motomjeteve. Gjatë natës, drejtuesve të motorëve dhe biçikletave u kërkohet jeleku fosforeshent në mënyrë që të dallohen nga makinat.

Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:

• 10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;

• 32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;

• 283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/11/2022 00:09

    /DRITAN/,ja vlen se te mbron jeten.Ne bote jane me te kujdesshem,ne Shqiperi nuk jane dhe aq,prandaj kerkohet.Ketu tek ne,ciklisteve nuk u kerkohet,por kam pare plot motoriste qe e perdorin jo vetem gjate nates,por dhe diten,.Mendoj qe eshte ide e mire.

    Përgjigju
  • Dritan: 15/11/2022 09:21

    Futja kot tani policia.Ne asnje vend te botes nuk zbatohet ky rregull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?