Shkelën masat e COVID-19, gjobiten 5 biznese, 4 marrin paralajmërim

31 Mars 2020, 19:30| Përditesimi: 31 Mars 2020, 19:32

  • Share

5 biznese janë gjobitur dhe 4 të tjera kanë marrë paralajëmrim në të gjithë vendin në kuadër të monisotimit dhe kontolleve për respektimine masve të sigurisë për COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë kontrolleve dhe inspektimeve në terren gjatë ditës së sotme kapi në shkelje 5 biznese duke u vendosur gjobë. Konkretisht u vendosën gjobat:

-ISHSH, dega rajonale Korçë, vendosi gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit me aktiviteti bar kafe.

-ISHSH, dega rajonale Elbasan, vendosi gjobë 100 000 lekë ndaj subjektit me aktiviteti bankë

-ISHSH, dega rajonale Elbasan, vendosi gjobë 100 000 lekë ndaj subjektit me aktiviteti shërbime telekomunikacioni.

-ISHSH, dega rajonale Vlorë, vendosi gjobë 50 000 lekë ndaj subjektit me aktiviteti farmaci.

-ISHSH, dega rajonale Vlorë, vendosi gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit me aktiviteti furrë buke.

Nga ana tjetër edhe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor gjatë kontrolleve në terren për të  garantuar sigurinë ushqimore, vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 76 monitorime dhe kontrolle zyrtare.

Gjatë këtyre kontrolleve janë marrë 4 masa me “paralajmërim” për shkak të mosrespektimit të masave për parandalimin e përhajes së koronavirusit.

Në pjesën më të madhe të kontrolleve në të gjithë territorin janë verejtuar se subjektet plotësojnë kushtet higjieno sanitare, disponojnë dokumentacioin e duhur për sigurinë ushqimore, kanë pajisur personelin me masat mbrojtëse ndaj Covid-19 ( maska , doreza dhe dezinfektantë). AKU vijon kontrollet dhe nuk do të tolerojë asnjë tentativë abuzimi  si dhe  do të bashkëpunojë me këdo që zbaton ligjin dhe masat e mara në mbrotje të shëndetit të të gjithëve. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?