Shkelën masat antiCOVID, gjobiten 1124 qytetarë në 24 orë! 916 prej tyre u konstatuan pa maska në rrugë ndërsa 15 persona thyen orën policore

18 Shkurt 2021, 16:22| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 16:32

  • Share

Numri i qytetarëve që nuk respektojnë masat antiCOVID vijon të mbetet i lartë. Policia e Shtetit, në 24 orët e fundit ka gjobitur 1124 që i thyen këto masa.

Prej tyre, 916 persona u kapën duke lëvizur pa maska në rrugë. Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do u faturohet në faturën e energjisë elektrike.

187 prej tyre, ishin qytetarë që udhëtonin në makinë me persona që nuk kishin lidhje familjare dhe ishin pa maska.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë.

 Për administratorët e 6 lokaleve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 15 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 18/02/2021 16:48

    A JANE NE VETE DREJUESIT E POLICISE QE NUK GJOBISIN DHE TA COJNE PARA DREJTESISE PRESIDENTIN MILIONER QE PO THYEN LIGJET E SHTETIT DUKE UDHETUAR PO PROTOKOLL , DUKE BERE FUSHATE ELEKTORALE DHE DUKE MOS ZBATUAR MASAT MBROJTESE KUNDER KORONAVIRUSITM POR MEREN VETEM ME NJEREZIT HALLEXHIJNE TE CILET EDHE KETO JANE TE PAPERGJEGJSHEM PER MOS ZBATIMIN E RREGULLAVE .....

    Përgjigju
  • emri: 18/02/2021 16:40

    pse disinformoni kot?! asnjeri nuk po i mbledh apo ka per ti mbledhur keto gjoba. c'fature elektriku? u bene kaq muaj dhe asnjeri nuk i ve dot aty sepse eshte shkelje ligjit. Mire keta qe i marin gjobat e shkelin ligjet alla yrja-byrja te qeverise, mire dhe keta qe i vejne ku te mundin gjobat e ndonje dite do vijne te na ndalojne ne ruge e kerkojne lek, po ju pse ju bini kot gajdeve te percartura?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?