Shkelën masat anti COVID, gjobiten 462 persona në 24 orët e fundit! 455 u kapën pa maska në rrugë

22 Janar 2021, 13:47| Përditesimi: 22 Janar 2021, 15:29

  • Share

Vijojnë kontrollet për respektimin e masave anti COVID në Shqipëri. Policia gjobiti në 24 orët e fundit 462 persona të cilët kanë shkelur këto masa.

455 qytetarë u konstatuan duke lëvizur pa maska në rrugë të cilët u gjobitën me 3000 lekë, shumë e cila u faturohet në faturën e energjisë elektrike.

4 persona të cilët u ndaluan, nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi e më pas u shoqëruan në komisariat. Pas identifikimit atje, ata u gjobitën me 3000 lekë e më pas u lanë të lirë.

Gjithashtu u gjobit dhe një lokal i cili theu masat COVID, pronari i së cilit u ndëshkua me 1.000.000 lekë.

Ndërsa policia e shtetit ka ndëshkuar dhe 6 qytetarë me 10.000 lekë pasi u kapën duke lëvizur pas orës 22:00.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?