Foto ilustruese

Shkatërrohet rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit në Itali, grupi drejtohej nga 35-vjeçarja shqiptare/ EMRI

4 Qershor 2020, 16:53| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:55

  • Share

Një rrjet i shfrytëzimit të prostitucionit që drejtohej nga një 35-vjeçare është shkatërruar nga autoritetet italiane.

Në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa janë në kërkim 5 të tjerë. Personat janë me origjinë shqiptarë, rumune dhe italiane, të cilët përveç prostitucionit merreshin edhe me trafik droge.

Mediat italiane raportojnë se në pranga është vënë shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, e cila drejtonte grupin e shfrytëzimit të prostitucionit. Po ashtu u arrestua edhe bashkëpunëtori i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prostituta në rrugë si dhe shtetasja rumune Ionica Paun.

Të arrestuarit akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe trafik lëndësh narkotike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?