Foto ilustruese

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, tutorja shfrytëzonte 7 vajza! Gjithçka u zbulua nga prindërit e të rejave

20 Mars, 20:34| Përditesimi: 20 Mars, 20:38

  • Share

Një rrjet prostitucioni në të cilin ishin rekrutuar 7 vajza është shkatërruar së fundmi në Greqi.

Ishin prindërit e këtyre vajzave që shfryt6ëzoheshin seksualisht për përfitime ekonomike, të cilët arritën të zbulonin identitetet e tutorëve dhe mënyrën se si vepronin.

“Është një rreth i madh, thjesht janë të ndarë në grupe. Ne lëvizim të gjithë së bashku. U dhashë forcë edhe nënave të tjera që të mos dorëzoheshin”,- ka dëshmuar një nga nënat.

Sipas mediave greke, tutorët “peshkonin” vajzat nëpër klube. Konkretisht, thuhet se tutori i këtyre 7 vajzave doli të ishte një 25-vjeçare.

I riu jo vetëm i detyronte të bënin seks me klientë kundrejtë pagesës, por edhe t’u shisnin drogë disave.

“Tutorja fillimisht i çonte vajzat në klube të njohura dhe prej andej joshnin klientët për të rezervuar takime. Pak nga pak ma morën vajzën, ajo u largua nga ne dhe më pas fillova të kërkoja se çfarë po ndodhte. Siç kam dëshmuar edhe tek autoritetet, grupi i kishte detyruar vajzat të shisnin drogë nga klubi në klub tek klientët e njohur”,- është shprehur nëna e njërës prej vajzave.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?