Foto ilustruese

‘Shkatërrohet’ rrjeti i drogës nga policia serbe, në pranga 3 persona transporuan 50 kg marijuanë me logon e OSBE-së! Beogradi: U nis nga Shqipëria, kaloi në Kosovë

17 Shtator 2022, 11:50| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 20:18

  • Share

SERBI- Rreth 50 kg marijuanë po kalonin drejt Serbisë me logon e ‘OSBE-së’. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe, ky ishte një aksion ku u shkatërrua një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi. Nga ky aksion kanë mbetur të arrestuar pesë persona për shkak të dyshimeve se të njëjtit kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, raporton Gazeta Express.

Te personat me inicialet S.M (1993) dhe I.Z (1999) është kapur një sasi e drogës prej 30 kilogramëve, derisa tek të arrestuarit tjerë A.D (1980), G.K (1973) dhe G.K (1981)  është gjetur pjesa tjetër e marijuanës dhe pak kokainë.

Ministria e Brendshme e Serbisë tre të arrestuarit e fundit e kishin dërguar sasinë e drogës nga Kosova në Serbi me një makinë e cila ishte e shënuar me shenjën e misionit të “OSBE”-së.

Këta tre të fundit janë arrestuar derisa kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes ku ishte planifikuar ta linin dërgesën.

“Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftim.

Ora 20:31
Transportuan 50 kg kanabis me logon e OSBE-së drejt Serbisë, publikohen pamjet kur trafikantët u kapën nga policia (VIDEO)

Videoja e momentit kur janë kapur 3 persona që po tregtonin rreth 50 kg marijuanë drejt Serbisë me logon e ‘OSBE-së’, është bërë publike.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe, ky ishte një aksion droge ku u shkatërrua një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 17/09/2022 12:06

    Hahahaha

    Përgjigju
    • Open ballkan: 17/09/2022 13:22

      Pse qesh mer lal?

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?