Shkatërrohet plantacioni i drogës në Spanjë, kultivuan 400 bimë marijuanë në një magazinë, arrestohen 3 persona, dy prej tyre shqiptarë

27 Tetor 2023, 13:25
  • Share

Skuadra e Mossos në Katalonjë, Spanjë me bashkëpunimin e Gardës Urbane, kanë shkatërruar një plantacion magazine marijuane në një serë me 2000 bimë.

Operacioni u ndërmor nga Policia Spanjolle, e cila ka shkatërruar plantacionin e 400 bimëve “cannabis” në gjendje të avancuar rritjeje dhe arrestimin e dy personave, dy 23-vjeçarë shqiptarë.

Ajo që bie në sy në këtë plantacion të brendshëm të marijuanës është konsumi i lartë ditor i energjisë që është vërejtur, i barabartë me 130 shtëpi. Për më tepër, lidhja mashtruese me rrjetin elektrik përbënte një rrezik të dukshëm zjarri, kjo është arsyeja pse teknikët e kompanisë tashmë e kanë shkëputur atë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?