Lënda narkotike e sekuestruar

Shkatërrohet banda që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në Rumani! Një shqiptar në krye të grupit kriminal

5 Shkurt 2023, 19:43| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 19:49

  • Share

Një grup i shpërndarjes së kokainës dhe heroinës është goditur në Rumani. Tetë persona akuzohen se kanë sjellë në Rumani një ngarkesë prej 12 kilogramësh kokainë dhe heroinë. Për të transportuar drogën, anëtarët e grupit kriminal, përdornin makina të regjistruara në emër të të moshuarve.

Sipas policisë, kreu i grupit që shpërndante drogëra të forta të ardhura nga Shqipëria dhe Holanda, është një shqiptar i cili drejtonte trafikun e drogës drejt Italisë, Spanjës dhe Rumanisë. Lënda narkotike fshihej në kroskotin e makinës, nën sedilje ose në zonën e frenave të dorës.

Krerët e rrjetit kriminal udhëtonin me aeroplanë ndërsa droga transportohej nga anëtarë të grupit kriminal. Autoritetet raportojnë se vetëm një kilogramë i drogërave të forta, mund të kushtonte deri në 100 mijë euro.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?