Foto nga operacioni

Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, 19 në pranga, shumica shqiptarë! Sekuestrohen 11 mijë rrënjë bimë narkotike, 12 kg kanabis gati për shitje

27 Prill 2023, 13:18| Përditesimi: 27 Prill 2023, 13:30

  • Share

Një operacion antidrogë në Spanjë ka vënë në pranga 19 persona, mes tyre shumë shqiptarë dhe disa rusë. Nga kërkimet në 16 banesa të ndryshme, janë sekuestruar 11 mijë bimë narkotike dhe 12 kg marijuanë gati për shitje.

Kryesisht hetimet u zhvilluan në 7 komuna në Tarragona: Cunit, El Vendrell, Roda de Berà, Altafulla, Calafell, Creixell dhe Albinyana.

Hetimet nisën që në tetorin e vitit të kaluar derisa ditën e djeshme u zbulua e gjithë veprimtaria e organizatës.

Pwr operacionin e koduar 'Oasis', policia ka mobilizuar pothuajse 300 agjentë të Gardës Civile dhe të policisë lokale nga bashkitë ku janë kryer kontrollet dhe ka përfshirë grupe speciale nga Benemérita dhe një helikopter.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 27/04/2023 13:32

    Brezi i demokracis po mushine burgjete e botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?