Bota

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, pranga 12 personave, sekuestrohet 60 kg kokainë e heroinë

1 Nëntor 2021, 19:24| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 19:56

  • Share

12 persona kanë përfunduar në prangat e autoriteteve italiane pasi gjatë një operacioni policor u sekuestruan 60 kg drogë, kokainë e heroinë. Sipas mediave fqinje, struktura kriminale italo-shqiptare kishte bazë në Abruzzon dhe Pescaran, si dhe disa komuuna të tjera rreth këtyre zonave.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar Gianluca Baldassarre, 49 vjeç, banues në Chieti, Gjysho Bana, 38 vjeçar shqiptar, banues në Montesilvano, Manuel Catapano, 36 vjeç, banues në Montesilvano, Andreas D’Onofrio 25 vjeç, banues në Città S. Angelo, Andreas D’Onofri 31 vjeç banues në Città S. Angelo, shqiptari Emiljan Guri 31 vjeç, banues në San Benedetto del Tronto, Luca Nesci, 31 vjeç, banues në Spoltore, Bujar Perlica, 49 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano, Edmond Roci, 45 vjeçar shqiptar banues në Montesilvano, Aquilino Spinelli, 32 vjeç banues në Città S Angelo, Brikeli Ziu, 35 vjeç shqiptar banues në Gabiçe Mare, Miklovan Ziu, 42 vjeç shqiptar banues në Montesilvano, Armand Veliu, 34 vjeç.

Hetimet dhe trafiku i drogës
Hetimet e autoriteteve italiane kanë nisur në vitin 2019. Është zbuluar një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drograve ku kryesisht, lënda narkotike vinte nga Belgjika, Holanda dhe Gjermania.

Fillimisht droga vinte në Shqipëri dhe më pas transportohej drejt Aburzzos, baza e grupit kriminal. Zakonisht droga fshihej në magazina apo depo të improvizuara pranë lumit Alenato dhe më pas transportohej në disa zona të Italisë me kamionë.

Përveç të arrestuarve, policia ka vendosur nën hetim në gjendje të lirë dhe 30 persona të tjerë të cilët dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal.
 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?