Foto ilustruese

Shkatërrohet banda shqiptare me 5 anëtarë në Greqi, 3 prej tyre gra! Si e sillnin mallin për ta shitur në Shqipëri dhe si arritën të bënin 400 mijë euro me 97 vjedhje

14 Mars 2022, 09:33| Përditesimi: 14 Mars 2022, 09:45

  • Share

Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptare të përbërë nga 5 persona, përgjegjës për 97 vjedhje në dyqane të ndryshme të Athinës.

Në pranga janë vënë 2 burra përkatësisht 33 dhe 29 vjeç dhe tre gra 25, 33 dhe 41-vjeç, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mbi 5 të arrestuarit rëndojnë akuzat e vjedhjes, pastrimit të parave dhe përdorimit të substancave jo ligjore.

Banda fillimisht studionte lëvizjes e rojeve që ruanin objektet private dhe më pas përzgjidhnin orarin më të përshtatshëm për të kryer vjedhjen. Sendet e vjedhura pjesëtarët e bandës shqiptare i vendosin në çanta të posaçme, të projektuara për të kaluar pa “u vënë re” nga sistemet e alarmit të dyqaneve.

Në përpjekje për të minimizuar mundësinë e lokalizimit të tyre, ata kujdesen të ndryshojnë zonën ku operojnë dhe shmangin vjedhjen e një dyqani për të dytën herë.

Sipas policisë greke, produktet e vjedhura fillimisht ruheshin në banesat e anëtarëve dhe më pas i çonin në një zonë që e përdornin ekskluzivisht për këtë qëllim.

Një pjesë e mallit të vjedhur, të pandehurit ua shisnin drejtpërdrejt palëve të treta në Greqi. Sipas informacioneve pjesa tjetër e mallit dërgohej në Shqipëri për t’u shitur në një dyqan, në pronësi të njërit prej anëtarëve të organizatës.

Nga hetimi paraprak rezultoi se janë banda ka kryer 97 vjedhje në dyqane të Athinës, ku përfitimi financiar i autorëve i kalon shumën prej 400 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të policisë u zbuluan një sërë sendesh të vjedhura (veshje, pajisje elektronike), 3 çanta, të projektuara posaçërisht që nuk aktivizojnë sistemet e alarmeve, një pajisje metalike për heqjen e mekanizmave kundër vjedhjes së produkteve. Janë gjetur dhe konfiskuar 4 vetura dhe shuma e parave prej 4545 euro.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?