Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës në Itali, mbi 1 milion euro fitime

8 Shtator 2020, 20:46| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 20:50

  • Share

ITALI-Një organizatë kriminale italo-shqiptare ndërkombëtare e trafikut të drogës u godit nga policia në Rimini të Italisë ditën e sotme.

Karabinierët shkatërruan bandën, duke arrestuar 6 persona ku 2 u dërguan në burg dhe 4 u lanë në arrest shtëpie. Sakaq u denoncuan 13 persona të çilet do të hetohen në gjendje të lirë. Operacioni zgjati 19 muaj dhe u quajt "Pony Expres".  Bosi 26-vjeçar që u arrestua ditën e sotme, i shpëtoi dënimit disa muaj më parë.

I riu D.F lindur në vitin 1994, prodhues picash në Rimini është arrestuar për tregti droge dhe është vënë nën hetim në gjendje të lirë  shqiptari L.I. 32 vjeç.

Karabinierët dokumentuan një shkëmbim të 70 kilogramëve droge dhe priteshin të shkëmbeheshin edhe 150  në zonën e kamionëve pranë stendës së Rimini Nord. Tranasporti kryehej falë  bashkëpunimit me  B.R, një 38-vjeçar i cili ishte i ngarkuar me  punën e mbështetjes logjistike të bandës.

Një vitin 2019 një kamion i mbërritur nga Spanja bëri shkëmbimin me një fugon. D.F kishte aktivizuar një kanal furnizimi dhe fale bashkëpunimit të pakistanezit 53-vjeçar M.S. dhe  H.P me origjinë nga Ukraina të punësuar si korrier. Gjithashtu u kapen tre shpërndarës droge nga Italia, ku dy ishin vëllezër te moshës 28 dhe 26 vjeçar e tjetri 23 vjeç. Drogërat u shitën në Rimini ku kërkesa rritet më shumë nga turistet e ardhur. 25-vjeçarit iu sekuestruan një vlerë prej 480 mijë euro, një makinë dhe një pjesë e apartamentit, kurse qarkullimi i parave u vlerësua me një shumë prej 1 milionë euro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?