Foto ilustruese

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen 6 shqiptarë! Kishin ngritur shtëpi bari në qytete të ndryshme, sekuestrohen 180 kg marijuanë

15 Mars 2023, 11:10| Përditesimi: 15 Mars 2023, 11:25

  • Share

SPANJË – Gjashtë persona, 5 burra dhe 1 grua me kombësi shqiptare janë arrestuar nga policia spanjolle për kultivimin e lëndëve narkotike. Gjykata në Alicante vendosi burg për burrat ndërsa gruan e lanë të lirë. Ata akuzohen se kishin plantacione të sofistikuara të marijuanës në disa shtëpi bari në qytetet El Campello , Molina de Segura dhe Lorquí.

Brenda shtëpive janë sekuestruar 232 bimë marijuanë me peshë 180 kg përvec 51 kg që ishte bërë gati për shitje. Kontrollet u bënë me qentë antidrogë ndërsa agjentët zbuluan se në shtëpitë kishin instaluar një sistem të sofistikuar ndriçimi LED.

Shqiptarët që u arrestuan kishin dokumentacion dhe identitet të rremë ndërsa brenda u gjetën shumë telefona celularë dhe 6700 euro cash.

Falë dokumentacionit të gjetur është bërë i mundur vërtetimi i kryerjes së veprave kriminale të së njëjtës natyrë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian si Itali, Gjermani dhe Greqi që i atribuohen bandës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?