Një bandë e madhe droge është shkatërruar në Lleida në Spanjë. Nga operacioni i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 20 persona, midis tyre 14 shqiptarë.
Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjetu dhe sekuestroi rreth 5000 bimë marjuanë, 15 kg të thatë dhe para të gatshme.
Sipas mediave vendase, hetimi ka nisur rreth një vit më parë dhe se midis të arrestuarve tre prej tyre janë spanjollë dhe tre të tjerët shtetas rumunë. Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në vitet e fundit në Ponent.
Për realizimin e çmontimit të bandës së drogës, autoriteteve iu deshën dy javë kontrolle.
lukunia e krimit na e nxiu faqen ne europe.
Përgjigju