Shkatërrimi i bandës shqiptare në Itali, mes të arrestuarve edhe një ish-polic (EMRI)

17 Nëntor 2023, 09:12| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 09:15

  • Share

Një bandë e trafikut të drogës që drejtohej nga një familje shqiptare është goditur në Itali. Mes anëtarëve të bandës ishte edhe Fatos Hasku, ish-efektiv i policisë kufitare në Durrës.

50-vjeçari u arrestua me 24 kg heroinë të cilat i mbante në valixhe e ndarë në 43 pako, i cili e kishte fshehur drogën në brendësi të automjetit të tij tip “Mercedes”.

Sipas mediave italiane, droga ishte e destinuar për t’u shitur në “sheshet” e trafikut të Tarantos. Ndërsa arrestimi i shqiptarit u bë në periferi të qytetit.

Fatos Hasku dyshohet se ka qenë një prej policëve të përfshirë në trafikun e drogës edhe gjatë vitit 2016.

Emri i tij del në raportet që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ 490 kg drogë në Itali, familja Korriku në krye të trafikut të drogës me vlerë 34 mln euro! U arrestua në Shqipëri


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?