Etrit Berisha

'Shkarkoi' trajnerin e Napolit me shkëlqimin në portë, Etrit Berisha në formacionin e javës në Serie A

14 Nëntor 2023, 11:37| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 11:51

  • Share

Etrit Berisha, portieri i Empolit është zgjedhur nga Lega në formacionin më të mirë të javës së 12-të në Serie A. Gardiani i Kombëtares kuqezi ishte pika kyçe e të tijve në fitoren 0-1 kundër Napolit në "Maradona".

Tanimë në faqen zyrtare të Lega Serie A, 34-vjeçari kuqezi është ai që ka marrë vendin mes shtyllave. Me notën 8.8 pas paraqitjes në fushë, portieri nga Prishtina e ka merituar vendin në këtë listë, teksa bëri tre pritje që ndryshuan rrjedhën e lojës, aq sa pas humbjes Napoli shkarkoi trajnerin Rudi Garcia.

Berisha bashkohet me Kombëtaren për dy sfidat e Euro 2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, si lojtari i formacionit të javës në Serie A. Veç tij, pjesë e më të mirëve të javës së 12-të janë edhe Dimarco, Bremer, Dragusin, Kovalenko, Sansone apo Dia e Zirkzee.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?