Saimir Smaka

Shkarkohet prokurori i Vlorës Saimir Smaka 

21 Shtator 2023, 12:25| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 12:26

  • Share

Shkarkohet përfundimisht nga detyra prokurori i Vlorës Saimir Smaka. Kolegji i Posaçëm i Apelimit la më 20 shtator në fuqi vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit të 7 korrikut 2023. 

Trupi gjykues përbëhej nga Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo 

Gjatë seancës seancës dëgjimore të KPK-së të zhvilluar të hënën më 5 korrik, prokurori Smaka u pyet dhe dha më së shumti shpjegime për lidhur me me një kallëzim të kryer ndaj tij në SPAK për “korrupsion pasiv”, qëndrimin në hetimin e disa çështjeve dhe zvarritjet e procedimeve penale pa dhënë argumente.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 21/09/2023 15:28

    Shpetoi zagari ,te pakten te bente 20 vjet burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?