Kronikë

Shkarkohet nga vettingu edhe ‘gjyqtarja e fundit' e 'Gërdecit', Shefkie Demiraj! Pasuri të pajustifikuar

28 Shtator 2022, 10:25| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 12:03

  • Share

Komisioni i Vettingut vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares, Shefkie Mataj (Demiraj), e cila është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut. Vendimi është marrë nga anëtarët e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

Shefkie Demiraj u paraqit 2 ditë para KPK për t’u njohur me rezultatet e hetimit për të tre kriteret. Komisioni i Vettingut ka konstatuar se gjyqtarja nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një shtëpi tre kate + papafingo në Tiranë ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe me vlerë të deklaruar 20 milionë lekë.

Komisioni i Vettingut konstatoi gjithashtu edhe pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti gjyqtaren se si ka mundësi që Ministria e Shëndetësisë i kishte akorduar rreth 30 mijë SUD për kurimin e djalit. Gjyqtarja dha shpjegime të hollësishme dhe prapësoi çdo konstatim rëndues të trupit gjykues.

Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.

 

Ora 11:14
Shkarkimi i gjyqtares Shefkie Mataj, djali i hedh krahun në supe për ta ngushëlluar

 

Shkarkimin nga detyra si gjyqtare nga vettingu për shkak se nuk justifikonte pasurinë, ka krijuar trishtim për Shfekie Matajn, por edhe për familjarët e saj të cilët po e shoqëronin para komisionit të vettingut. Pas vendimit për shkarkim, shihet djali i saj i cili i hedh dorën mbi supe mamasë së tij për ta ngushëlluar.

Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.

A.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 28/09/2022 12:53

    Nuk e kan problem shkarkimin,por duhet tju sekuestrojnë pasurine te gjitheve gjyqtareve qe i ka nxjerr jasht vetingu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?