Kudusi Shahu në KPK

Shkarkohet nga KPK prokurori i Tiranës Kudusi Shahu! Kishte probleme me pasurinë, 6 denoncime nga publiku

12 Dhjetor 2022, 10:48| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 10:56

  • Share

Një tjetër prokuror nuk e ka kaluar shkallën e parë të vettingut. Kudusi Shahu është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi është marrë sot nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Gerrit Sprenger.

Seanca e fundit në KPK për prokurorin Shahu është bërë para 5 ditësh, ku u analizuan kriterës e figurës dhe profesionalizmit. Ndërkohë që në 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku. Në tre denoncime të vitit 2018 pretendohet për moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xen gërdeci: 12/12/2022 13:16

    Tani që e liroi kpk zotëria gati e ka liçencën e avokatit dhe do jetë edhe më mirë se fakirve që do t'i drejtohen gjykatës për halle e probleme të ndryshme ky menderi do t'ju bëjë nënën e babanë. Urgjentisht cilido që largohet nga sistemi i drejtësisë nga kpk apo kpa duhet t'i konfiskohet deri në një pasuria dhe të përfundojë vetë në burg,vetëm kështu reforma në drejtësi mund të jetë e suksesëshme dhe të shpëtojë Shqipëria e shqiptarët .

    Përgjigju
  • SHPETIMI JAKU: 12/12/2022 11:16

    Se mose eshte i pari ky po qa do behet mbase perjashtimit ti merret ajo qe e ka vene ne menyre te pa drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?