Ish prokurori i Tiranës Bajram Breçani

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani! Nuk justifikoi pasurinë

6 Shtator 2022, 10:03| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 16:19

  • Share

TIRANË- Është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani. KPK ka konkluduar se Breçani nuk ka justifikuar pasurinë, konkretisht një shtëpi për të cilin prokurori pretendon se e ka i vëllai. 

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten më 1 shtator, Breçani dha shpjegime për pasaktësisë në deklarimin e investimeve në një banesë trekatëshe dhe kundërshtoi balancat negative të konstatuara prej Komisionit. Vendimi i sotëm për prokurorin Breçani është marrë nga nga trupa e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai u rikthye në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë u transferua në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 06/09/2022 13:25

    Lajm i mire,cdo pastrim i drejtesise nga malinjiteti i korporates kusaro-kriminale "gjin gjoni dhe llalleria" .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?