Blerta Marku para KPK

Kronikë

Shkarkohet gjyqtarja Blerta Marku, nuk justifikoi blerjen e një apartamenti

26 Shtator 2022, 11:53| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 11:54

  • Share

Gjyqtarja Blerta Marku është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut në vend. KPK arriti në përfundimin se Marku nuk justifikonte blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 87.93 m2 në Gjirokastër kundrejt çmimit 900 mijë lekë, si dhe për shpenzimet e tjera të kryera në atë periudhë.

Si burime krijimi të kësaj pasurie, Marku ka deklaruar të ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe ato të bashkëshortit nga puna në Greqi në shumën 29 mijë euro. Relatorja Qirko konstatoi se subjekti nuk ka arritur të provojë të ardhurat e bashkëshortit nga puna në emigracion.

Në vijim ajo vërejti se në llogarinë e bashkëshortit të subjektit ishin kryer depozitime në vlerën rreth 40 mijë euro gjatë periudhës 2002-2006 dhe jo 29 mijë euro, sa kishte deklaruar Marku se ishin kursimet nga emigracioni. Nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 1.3 milionë lekë.

Po ashtu, u ngritën dyshime se apartamenti ishte blerë më lirë nga vlera e tij, ku sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, duhej të ishte në vlerën rreth 2.5 milionë lekë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?