Problemet me pasurinë shkarkojnë gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Hysen Saliko

3 Gusht 2020, 09:56| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 10:05

  • Share

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Hysen Saliko është shkarkuar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ish anëtarin e KLD-së e kanë shkarkuar për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për Salikon, përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Hysen Saliko nuk ka mundur që të justifikojë pasurinë e tij, të ngritur ndër vite.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 03/08/2020 16:56

    Nje me pak.... ohhhhhhhh sa mir me vjen,sa shume do kenaqem kur tju merret pasuria.

    Përgjigju
    • Mirela: 09/09/2020 13:29

      Ta kishin shkarkuar me kohe me pare.keta lloj ndyresirash

    • Lalka i Radanecit: 03/08/2020 20:02

      Ky o Titi eshte viktime, se gjithe gjithe ka vetem nje shtepi e nje makine te 2000 duke qene ne moshe 60 vjec e me nje vjetersi 40 vjecare ne pune. Turp pasi ka qene njeri me integritet e jo gjobvenes. Thjesht e hoqen “ne zbatim” te urdherit, dhe nga kush??? Shifni njehere jeten luksoze te ketyre komisionwreve dhe shpenzimet qe bejne familjaret e tyre dhe do shifni se nga burojne keto te mira materiale te ketyre komisionereve.

  • Pamela: 03/08/2020 11:48

    KPK kreu me sukses detyren e radhes si druvare beside te parties qe I emeroi per te shkateruar gjyqesorin nga themeli duke I futur ne nje thes te gjithe gjyqtare e prokurore. Turn! Po cfare mind te present nga ca skizofrene si Genta me Çiften apo Suela Zhegun qe sot duhet te ishte ne burg per mashtrime e vjedhje ne bashkepunim me burrin e say Idi Zhegu qe I granites pasurine vellait te vdekur pa asnje akt?!

    Përgjigju
  • Vlora: 03/08/2020 10:50

    Cfar jan keto shkarkime turp ! Te arrestohet dhe ta rrajn tre her ne dit maskarain ..shkarkimin e ka si pushime verore ai..!banditi

    Përgjigju
  • LORA: 03/08/2020 10:10

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?